Sport

Sport

Shqipëria barazon me Bjellorusinë

Publikuar më 16 Nëntor 2013

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola miqësorja e kombëtares së Shqipërisë me Bjellorusinë e zhvilluar në Turqi, një vendim pak i çuditshëm për ta luajtur larg publikut vendas.

Gjithsesi, kjo ishte ndeshja e parë e De Biazit pas rinovimit të kontratës. Kuqezinjtë kanë qenë me fat në këtë takim, kjo edhe për meritë të portierit Berisha i cili priti një 11-metërsh të shaktuar nga Arapi në pjesën e parë.

Më pas, minutat në vazhdim kanë qenë shterpë për kuqezinjtë, që nuk kanë krijuar thuajse asnjë rast, duke mos e vënë në provë portierin kundërshtar.

Një test ky që ndoshta i ka shërbyer vetëm trajnerit De Biazi, pasi sa i përket tifozerisë, pak kanë mundur të shikojnë dhe nga ky 90 minutësh pak gjëra kanë mbetur në mendje, për të mos thënë asgjë.

E megjithatë, pas këtij rezultati 0-0 mjafton të përmendësh faktin që të paktën, nuk u mundëm.