Sport

Sport

Zidane: Për mua, Benzema është 9-shi më i mirë në botë për momentin

Publikuar më 22 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e tij, Karim Benzema.

Zidane e ka lavdëruar sulmuesin francez pasi ai shënoi het-trik në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbao.

30-vjeçari tani ka 21 gola në La Liga në sezonin 2018-19, dhe ai duket si një lojtar i ri pas kthimit të Zidanes në klubin mbretëror.

"Pasi u ktheva në klub, ai po luan më mirë se sa që e kam parë ndonjëherë", ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

"Për mua, me tetë gola me radhë, ai është numrin 9 më i miri në botë momentalisht".

"Megjithatë, unë nuk jam i befasuar nga paraqitjet e tij - pasi e di që është i aftë për to", përfundoi francezi.