Sport

Sport

Panucci: Merituam fitore, por Jordania u mbrojt me 10 lojtarë

Publikuar më 11 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, pas barazimit të sotëm ndaj Jordanisë, ka thënë se kishin 5-6 raste për të shënuar, merituan për të shënuar fitore, por ishte problem për të shënuar, pasi ishin 10 lojtarë të kthyer në mbrojtje.

"U shfuqizuam pak nga lëndimet, Ramadani që u lëndua, Xhimshiti që po ashtu kishte lëndime, dhe nuk ishte planifikuar që të luante minutat e plotë, por kemi katër ditë kohë për rikuperim", tha ai.

Për mos inkuadrimin e Hysjat, ai tha se nuk ka dashur që ta ngarkojë atë, pasi ka pasur një muaj të ngjeshur në Itali dhe po ashtu ka pasur shumë stërvitje gjatë mëngjesit të sotëm.

"Lojtarët sonte kanë dhënë gjithçka, me vie keq që nuk shënuam, patëm raste për të shënuar, por nuk arritëm dot", tha Panucci.