Sport

Sport

Dahlmeier fiton të artën e dytë në Pyeongchang

Publikuar më 13 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjermania Laura Dahlmeier ka mbajtur nervat në një erë të fortë, duke fituar të artën e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeongchang 2018".

Në garën 10 kilometra ndjekje në biathlon, Dahlmeier pati një paraqitje thuajse perfekte në qitje, të hënën, dhe triumfoi me kohë 30.35 minuta, shkruan Koha Ditore.

Fitorja e bënë Dahlmeierin garuesen e parë në biathlon që ka fituar të artën në sprint dhe ndjekje në të njëjtin edicion të Lojërave Olimpike.

"Është ndjenjë fenomenale, e jashtëzakonshme. Unë nuk e di se çfarë të them, pasi vërtet jam ndjerë shumë e lodhur para garës dhe gjatë garës në rrathët e parë. Jam munduar të mbaj përqendrimin dhe ja ku jam sërish", ka thënë Dahlmeier..