Sport

Sport

Vazhdojnë polemikat, Mourinho e akuzon për kurdisje të ndeshjeve Conten

Publikuar më 06 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jose Mourinho dhe Antonio Conte kanë vazhduar polemikat në distancë.Portugezi fillimisht e kishte kritikuar për festimet e çmendura me tifozët dhe e kishte cilësuar si palaço.

I menjëhershëm ishte reagimi i Contes, duke i kujtuar se ai bënte të njëjtën gjë duke u futur në fushë për të festuar.
Ndër të tjerash trajneri i Chelseat pohoi se asnjëherë në jetë nuk ishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve.


Duke këmbëngulur në deklaratën për "kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve ", një gazetar e pyeti "Conte u akuzua për këtë, po i referoheni Contes?".
Mourinho kishte një përgjigje të prerë "Oh po, ata nuk më akuzuan mua".
Ndryshe, Jose nuk është duke kaluar periudhë të mirë te Manchester United, ndërsa flitet për një largim të tijin.