Rajon-Botë

Rajon-Botë

Turqia ka rol kyç në sigurinë e Evropës, thotë shefi i NATO-s

Publikuar më 08 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot se Turqia ka një rol kyç në sigurinë e Evropës.

Në një fjalim në Fondacionin Korber në Berlin, Stoltenberg bëri deklarata lidhur me politikat e sigurisë.

Stoltenberg, tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e NATO-s dhe se Bashkimi Europian nuk mund ta ruajë ushtarakisht i vetëm Europën.

"Norvegjia, SHBA-ja, Kanadaja, Britania dhe Turqia në jug janë vende që kanë një rol kyç për të garantuar sigurinë e Europës", theksoi Stoltenberg.

Pasi ka kërkuar nga vendet anëtare të aleancës që të sjellin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin që kërkon NATO, Stoltenberg i kërkoi Gjermanisë të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të mirën e SHBA-së, por edhe për të garantuar sigurinë e saj.

Stoltenberg, edhe në një deklaratë të bërë ditën e diel për gazetën "Bild am Sonntag" kishte theksuar se duhet të pranohet që Turqia është një aleat i rëndësishëm.

"Duhet të pranojmë se Turqia është një aleat i rëndësishëm. Turqia ka ofruar kontribut në mënyrë të vendosur në luftën kundër ISIS-it dhe në rrënimin fizik të kalifatit në fjalë. Asnjë vend aleat nuk ka pranuar refugjatë sirianë aq sa Turqia. Ajo ka pranuar 3,6 milionë sirianë dhe asnjë vend i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia", kishte theksuar Stoltenberg.