Rajon-Botë

Rajon-Botë

Jeta e re e refugjatëve

Publikuar më 27 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prej fluksit të madh të refugjatëve në Gjermani më 2015, një e treta e refugjatëve kanë gjetur punë në vend.

Gazeta gjermane, "Der Spiegel", ka raportuar disa histori suksesi të njerëzve të refugjatëve që po vazhdojnë të shënojnë ngritje në shtetin nikoqir, transmeton Koha Ditore.

Kur rreth nëntëqind mijë azilkërkues mbërritën në Gjermani në verën e vjeshtën e vitit 2015, shumë liderë biznesesh kishin shprehur besimin se do të mund t'i integronin refugjatët në tregun e tyre të punës, me disa prej tyre që madje kishin shprehur hapur euforinë.

Dieter Zetsche, drejtor i "Daimlerit" atëherë, kishte thënë se shpresonte se në rastin e "skenarit më të mirë", refugjatët do të mund të ishin vendimtarë për "mrekullinë e ardhshme ekonomike gjermane".

Histori suksesi

Një mrekulli e ngjashme kishte ndodhur gjatë viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur punëtorët mysafirë, sikurse u referoheshin gjermanët, vinin nga Turqia dhe vendet e tjera, duke i kontribuar me të madhe ngritjes së fuqishme ekonomike të vendit...