Rajon-Botë

Rajon-Botë

Brnabiq: Jemi larg marrëveshjes me Kosovën

Publikuar më 05 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Serbia dhe Kosova janë shumë larg nga një zgjidhje gjithëpërfshirëse për paqe, pavarësisht nga gatishmëria për të folur për shkëmbimin e mundshëm të territorit me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq në një intervistë për gazetën britanike  "Financial Times".

Sipas saj, edhe nëse do të kishte marrëveshje për shkëmbim territoresh, do të ishte e pamjaftueshme për një marrëveshje paqeje.

"Kutia e Pandorës është hapur pikërisht 10 vjet më parë, kur vendet njohën pavarësinë e Kosovës. Ne jemi duke u përpjekur për të mbyllur kutinë e Pandorës. Ju nuk mund thuhet se para 10 vjetësh ishim të gatshëm të ndryshojmë kufijtë, dhe sot të mos mund të flasim për ndryshimin e kufijve" tha Brnabiq.

Por, sipas saj, kjo është vetëm një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare. "Zgjidhja përfundimtare, në qoftë se arrihet, do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo do të duhet të përfshijë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunim afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, kishave dhe manastireve", tha kryeministrja serbe.

Personalisht, ajo thotë se i pëlqen një lloj marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur. "Por unë mendoj se nuk jemi shumë afër marrëveshjes," shton Brnabiq.

Ajo thotë se krerët shqiptarë të Kosovës bëjnë një gabim të madh nëse mendojnë që dialogu me Beogradin do të rezultojë në njohjen formale të pavarësisë nga ana e Serbisë.

"Nëse ata mendojnë se -" po, Serbia do të njohë pavarësinë tonë ", është e qartë se kjo nuk do të ndodhë. Ata duhet të lëvizin nga pozita e tyre komfore dhe të takohemi në gjysmë të rrugës ku i presim. Ejani të bëjmë kompromis, çfarëdo që të kërkohet nga ky kompromis, "porosit ajo.

Ajo kundërshton qëndrimin e fortë të Brukselit se njohja e plotë e Kosovës është parakusht për pranimin e Serbisë në BE, duke thënë se mos uniteti i qeverive të BE-së për statusin e Kosovës do të thotë se "marrëveshja afatgjatë e normalizimit të marrëdhënieve Beograd- Prishtinës do të ishte e mjaftueshme për të lejuar hyrjen e Serbisë në Union".