Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ariana Grande vuan nga stresi post-traumatik

Publikuar më 05 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka zbuluar se vuan nga stresi post-traumatik për shkak të sulmit vetëvrasës që ka ndodhur gjatë koncertit të saj në maj të vitit të kaluar, në Manchester Arena, ku kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe 59 të lënduar.

Në një intervistë të re, Grande ka treguar se është duke vuajtur nga stresi post-traumatik dhe se nuk mund të flasë në lidhje me incidentin pa qarë, transmeton Koha.net. "Është vështirë të flitet rreth këtij sulmi sepse shumë njerëz kanë vuajtur nga një humbje kaq e rëndë dhe e jashtëzakonshme. Por, po, është një gjë e vërtetë", ka thënë ajo për British Vogue.

"I njoh ato familjet dhe fansat e mi, dhe secili prej tyre ka përjetuar një shok të madh", shtoi ajo. "Koha është një gjë e madhe".

"Mendoj se nuk duhet të flasë fare për përvojën time - sikur të mos thosha asgjë. Nuk e di nëse do të mund të flasë në lidhje me këtë sulm dhe të mos qajë", ka thënë këngëtarja.

Grande është në ballinën e këtij muaji të revistës British Vogue.