Kosovë

Kosovë

Kërkohet arrest shtëpiak edhe për 16 gra të tjera të kthyera nga Siria

Publikuar më 24 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër 16 grave të kthyera nga Siria.

Të pandehurat V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B. akuzohen për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste" dhe "Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës".

Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi një masë të tillë dhjetë grave tjera.

Një nga gratë e kthyera nga Siria në seancën e sotme dëgjimore ka pranuar se bashkëshorti i saj është paguar në baza mujore për pjesëmarrje në luftën në Siri.