Kosovë

Kosovë

SHBA-ja mbështet Kosovën në mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

Publikuar më 08 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara përfshirë këtu analisten për marrëdhënie ndërkombëtare në Departamentin e Punës, Teodora Mladenoviq dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

Në këtë takim u diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimi i punës te fëmijët, në veçanti format e rrezikshme të punës.

Reçica informoi Mladenoviqin për situatën dhe veprimet konkrete që janë duke u ndërmarrë lidhur me eliminimin e punëve te fëmijët.

"Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar në lexim të parë në Parlament dhe shpresoj, se së shpejti do të jetë në lexim të dytë", ka thwnw ai.

Mirëpo pavarësisht këtij projektligji, MPMS është duke ndërmarrë veprime konkrete me institucionet tjera relevante, për të adresuar këtë problem.

Mladenoviq kërkoi që Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve të miratohet në parlament, pasi që është një ligj me rëndësi.

Ajo theksoi se Departamenti i Punës i Shtetit Amerikan është i interesuar të ndihmojë institucionet e Kosovës, lidhur me veprimet e MPMS, me projekte konkrete në adresimin e çështjes së mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi dhe eliminimin e punëve të rënda te fëmijët.

Ata u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë mes MPMS-së dhe State Departamentit Amerikan të Punës.?