Kosovë

Kosovë

Kryeprokurori i Speciales nuk i takon Thaçin, Veselin e Haradinajn

Publikuar më 31 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Komandantët" që janë në krye të tri institucioneve kryesore të vendit nuk janë takuar nga Jack Smith, njeriu që udhëheq trupën e atyre prokurorëve që prej vitesh janë duke hetuar pretendimet e një raporti të Komisionit Evropian që flet për krime lufte të kryera nga disa eksponentë të UÇK-së.

Smith ndodhet në Kosovë, në vizitën e tij të parë prejse është bërë prokuror i specializuar, pozitë e barasvlershme me kryeprokurorin në të tjera prokurori, shkruan sot "Koha Ditore".

Kreu i këtij organi të akuzës ka vepruar ngjashëm sikurse Ekaterina Trendafilova, e cila saktësisht një vit më parë pati vizituar Kosovën. Ajo është kryetare e Dhomave të Specializuara dhe, sipas burimeve, ishin dy arsye pse nuk i kishte takuar krerët e shtetit.

Ka nga krerët zyrtarë më të lartë shtetërorë që potencialisht mund të jenë në bankën e të akuzuarve të këtyre Dhomave, por ka të tjerë që këtë institucion të drejtësisë e kanë cilësuar "monstrum juridik".