Kosovë

Kosovë

KE publikon sot raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin e përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku për Kosovën nuk pritet të jetë raport pozitiv, kurse, Shqipëria dhe Maqedonia, pritet të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon.

Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukanit, ka deklaruar se Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit.

Sipas tij, sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herpashershme dhe tensione në të dyja palët.

Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë.

Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t'i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë.