Ekonomi

Ekonomi

Pacolli: Taksa në import është përgjigje proporcionale për veprimet e Serbisë

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë të martën se taksa në import (10%) për prodhimet e Serbisë, është përgjigje proporcionale e Kosovës në raport me sjelljen skandaloze të Serbisë, ka raportuar kosovain.eu.

"Ka kohë që në vazhdimësi i informoj institucionet evropiane për sjelljen skandalozë të Serbisë dhe institucioneve të saj kundër lirive njerëzore dhe atyre ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ka kohë që në të gjitha forumet, në të gjitha takimet, vazhdoj ta shtrojë çështjen e sjelljes skandaloze të diplomacisë serbe përkitazi me propagandën dhe lajmet e rreme të regjimit jo demokratik në Serbi...pikërisht sot ka filluar qasja proporcianale e Kosovës ndaj Serbisë", ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t'i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin. "Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi. Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo", ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci. (kosovain.eu)