Ekonomi

Ekonomi

IPKO shfajësohet për skandalin me shitjen e biletave të Kombëtares

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nëpërmes një komunikate për media, IPKO ka njoftuar se e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë.

"Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave. Të hënën në orët e pasdites, gjatë procesit të shitjes së biletave, janë shënuar disa incidente, të cilat nuk i përkrahim dhe për më shumë, i dënojmë", thuhet në komunikatë.

"Duam t'ju informojmë që IPKO, vetëm e lehtëson procesin e shitjes së biletave. IPKO-ja në këtë rast, zbaton vendimet e Federatës së Futbollit, siç janë mënyra e shitjes së biletave, pikat e shitjes, vendndodhja dhe koha e shitjes, si dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim", thuhet në komunikatën e IPKO.

Ata i falënderojnë të gjithë qytetarët e vendit për durimin dhe respektin e të tjerëve gjatë kohës së pritjes për të blerë biletat.

Këto komente vijnë pasi që të hënën pati dhunë dhe intervenim të policisë për shkak të tollovive për shitjen e biletave.