Foto Lajme

Foto Lajme

Valencia fotolajm

Valencia mposhti Barcelonën dhe fitoi Kupën e Mbretit. Skuadra katalane është mposhtur me rezultatin 1:2, duke bërë që pozita e Ernesto Valverde të dridhet seriozisht. Valencia zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e 21' të takimit, duke shënuar me anë të Kevin Gameiro.  

UK fotolajm

Gara për t'u bërë udhëheqësi tjetër i Partisë Konservatore ka filluar, pas njoftimit të Theresa May se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm. Gara jo vetëm që do të rezultojë në një lider të ri partiak, por edhe në kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Trump 01

Presidenti Donald Trump tha të premten se do të nisë rreth 1,500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht si masë mbrojtëse, në mesin e tensioneve në rritje me Iranin. "Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për mbrojtje", tha Trump.  

Jesica fotolajm

Aktorja amerikane, Jessica Alba, ka blerë shtëpi të re luksoze në Beverly Hills në vlerë 10 milionë dollarë. Aktorja 38 vjeçare së bashku me djalin e saj 16 muajsh, Hayes e ka zbuluar shtëpinë e saj të ëndrrave për kopertinen e muajit qershor të 'Architectural Digest'.