Foto Lajme

Foto Lajme

Arabet fotolajm

Megjithëse porositë fetare janë që njerëzit të solidarizohen me të varfërit, kjo fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale tregon diçka të neveritshme. Aty shihet se si e bëjnë iftarin arabët, me të gjitha ato ushqime, derisa në botë ka shumë njerëz që po vdesin urie.  

Edona fotolajm

Edona ka publikuar videoklipin e saj të ri "Na, Na, Na". Këngtarja e njohur për këngët e saj të suksesshme ka publikuar edhe klipin e ri, që u punua në tekst dhe muzikë të Arsim Bunjakut. Orkestrimin e kreu Florent Boshnjaku, teksa videoklipin e realizoi EMF Creative

Presidente fotolajm

Jahjaga bashkë me shefen e diplomacisë italiane, Federica Mogherini, kanë prerë shiritin e objektit të ri të Ambasadës së Italisë në Prishtinë. Zyra e Presidencës ka njoftuar se Jahjaga ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të kësaj ambasade  

Samanta fotolajm

Samanta Karavella ka publikuar këngën dhe kripin e ri "Ti se din se" në bashkëpunim me Onat. Për muzikën është përkujdesur Kico&Torch, teksti nga Ronela Hajati dhe Onat. Ndërkohë klipi është punuar nga Entermedia. Samanta ne klip shkelqen me pamjen e saj.

background loading