Foto Lajme

Foto Lajme

Xhaka fotolajm

'Sot, jo vetëm që kemi 3 vite të mrekullueshëm bashkë... Sot ajo u bë Zonja Xhaka', ky është statusi i Granit Xhakës në Instagram teksa ka ndarë me fansat foto nga momenti i firmosjes së kontratës së martesës. Ceremonia e martesës është zhvilluar në verën që lamë pas.

Zjarr fotolajm

Një mjet është përfshirë nga flakët në Tiranë. Sipas pamjeve të dërguara në "Ti Raporton", mjeti tip "Benz" i bardhë ka marrë flakë në ecje, teksa duket që është djegur vetëm pjesa e parë e tij. Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke neutralizuar zjarrin.  

Albin fotolajm

Në 19-të vjetorin e akademisë përkujtimore për masakrën e Reçakut, i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ka thënë se me vrasjet që ndodhën në janarin e vitit 1999, e gjithë bota ishte alarmuar.  

Rita fotolajm

Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Në një postim në rrjetin social Instagram, më saktësisht në Insta Story, Ora ka shprehur admirimin e saj ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me mbishkrimin “E dua shumë atë”.